Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KRYHEN TESTET, DALIN REZULTATET

Tjerët te Juventusi rezultuan negativ në coronavirus

Tjerët te Juventusi rezultuan negativ në coronavirus


22 March, 2020 @13:39

Sky Sport Italia ka bërë të ditur sot se Juventus ka kryer testimin e të gjithë futbollistëve të ekipit dhe përveç treshes, për të cilat tashmë dihet: Paulo Dybala, Blaise Matuidi dhe Daniele Rugani - futbollistët tjerë të skuadrës kanë rezultuar negativ.

Në test janë përfshirë edhe Cristiano Ronaldo, që është vetizoluar në Madeira me familjen e tij, pastaj Gonzalo Higuain, Miralem Pjanic, Sami Khedira e Douglas Costa.

Por, Sky Sport Italia ka shtuar se të gjithë këta futbollistë, kur të kthehen në Itali, duhet përsëri që të izolohen për dy javë tjera para se t’i kthehen ekipit.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A