Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZYRTARE

Tomori prezentohet te Milani

Tomori prezentohet te Milani


22 January, 2021 @19:31

Qendërmbrojtësi anglez, Fikayo Tomori, edhe zyrtarisht është pjesë e rossonerëve.

Skuadra e Milanit sapo bëri publike njoftimin se 23 vjeçari i Chelsea-t ka nënshkruar kontratë në formë të huazimit deri në fund të këtij stinori.

Kontrata e Tomorit me Milanin do të jetë valide deri në 30 qershor 2021, ndërsa më pas Milani do ta ketë të drejtën e blerjes së lojtarit.

Fikayo Tomori është futbollist i akademisë së Chelsea-t, ndërsa sivjet me blutë e Londrës ka pasur vetëm një ndeshje të luajtur në Premier League.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A