Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

JANARI 2016

Top 10 transferimet

Foto: Getty Images

Top 10 transferimet


2 February, 2016 @15:19

​Shpenzimet e mëdha në Premier League tashmë janë bërë të zakonshme. Dhe jo vetëm skuadrat e mëdha. Në Angli edhe skuadrat e mesit dhe fundit të tabelës shpenzojnë pothuajse shuma të njëjta me skuadrat lidere të shumë ligave evropiane. Fitimet nga të drejtat televizive, biletat me çmime jo edhe aq të lira dhe premiset e fituara nga Federata Angleze vetëm pse janë pjesë e Premier Ligës kanë bërë që ekipet angleze në vitet e fundit të shpenzojnë shumë në merkato.

Në afatin e janarit, skuadra me më së shumti transferime është Norwichi me 8 transferime. Pas Norwichit renditen Bournemouthi, Sunderlandi dhe Watfordi me nga 5 transferime, Newcastle ka 4. Chelsea 2 kurse të tjerat ekipe kanë kryesisht vetëm nga 1 (Arsenali, City, Liverpooli, Stoke, Southamptoni). Skuadrat që nuk kanë transferuar as edhe një lojtar janë: Aston Villa, Manchester United dhe Tottenhami.

Le të shohim 10 transferimet më të bujshme të janarit në Premier League:

10. Alexandro Pato (Chelsea) - Huazim me të drejtë të blerjes për 10-12 milionë euro


Një nga sulmuesit më të talentuar disa vite më parë, i detyruar të largohet nga Evropa për shkak të lëndimeve të shumta, tashmë është rikthyer në Evropë. Braziliani është huazuar tek skuadra e Chelseat pas raporteve mjekësore që lëndimet e tij nuk janë shqetësuese momentalisht.Mbetet të shihet se sa do të jetë në gjendje të ambientohet me Premier Ligën.

9. Mohammed El Nenny (Arsenal) - afro 7 milionë funte


Mesfushori i talentuar i Baselit erdhi tek Arsenali pas një sezoni shumë të mirë tek kampionët e Zvicrës. Transferimi i tij pritet të mbulojë mungesat e shumta në mesfushën e Arsenalit, e cila po vuan shumë nga lëndimet.

8. Timm Klose (Norwich) - 7.6 milionë funte


Skuadra me më së shumti transferime në afatin e janarit ka afruar në radhët e veta edhe Timm Klosen e Wolfsburgut. Kualitetet e gjermanit dolën në pah sezonin e kaluar në përballjet direkte me Bayernin dhe lojtari në fjalë mund të jetë një ndihmë në luftën për mbijetesë për skuadrën nga “Carrie Road”.

7. Steven Naismith (Norwich) - 8 milionë funte


I ardhur nga Evertoni, sulmuesi skocez me përvojë debutoi me gol ndaj Liverpoolit që në ndeshjen e parë të kanarinave. Nga shumë ekspertë shihet si një transferim i qëlluar.

6. Alberto Paloschi (Swansea) - 8 milionë funte


Trajneri i ri i Swanseat, Francesco Guidolin, ka filluar menjëherë të krijojë frymë italine tek skuadra e Swanseat. Uellsianët transferuan sulmuesin Alberto Paloschi nga skuadra e Chievos për 8 milionë funte. Kriza e golave ndikoi që Guidolin ta transferonte italianin, me të cilin kishte punuar tek Parma gjatë viteve 2008-2010.

5. Benik Afobe (Bournemouth) - 10 milionë funte


Ishte pjesë e akademisë së Arsenalit, për t’u transferuar më pas tek skuadra e MK Dons, me të cilën sezonin e kaluar shënoi 32 gola sezonalë. Më pas kaloi tek Wolvesi dhe që nga ky sezon do të jetë pjesë e Premier Ligës. Bournemouthi synon që të zgjidhë problemet e sulmit me Benik Afoben, pasi që Wilson dhe Gradel, dyshja kryesore e sulmit, do të jenë jashtë fushave për një kohë të gjatë.

4. Jonjo Shelvey (Newcastle) - 12 milionë funte


Jo i preferuari i Francesco Guidolinit tashmë është pjesë e laraskave të Newcastlet. Skuadra ka bërë disa transferime të shtrenjta këtë merkato dhe një prej tyre është edhe anglezi Shelvey, i cili pritet të krijojë një dyshe stabile me holandezin Wijnaldum.

3. Andros Townsend (Newcastle) - 12 milionë funte


Mendohej si një nga talentët e rinjë anglezë që mund të luanin në nivele të larta të futbollit, mirëpo karriera e Townsend pësoi rënie të dukshme. Mbetet të shihet se si do të shkojë transferimi i tij tek Newcastle United.

2. Oumar Niasse (Everton) - 13.5 milionë funte


25-vjeçari senegalez ishte shpallur lojtari i vitit në Rusi në vitin 2015 kurse këtë sezon kishte 13 gola në 25 paraqitje për Lokomotivën e Moskës. Transferimi i tij në Goodison Park shihet si zëvëndësim i të larguarit Naismith.

1. Giannelli Imbula (Stoke City) - 18.3 milionë funte


Imbula thyen rekordin e Xherdan Shaqirit. Gjilanasi nuk është më transferimi më i shtrenjtë në historinë e “Potters”. Rekordi i tij u thye nga 23 vjeçari i Portos,i cili është një nga mesfushorët defansivë më premtues në Evropë. Mbetet të shihet se si do të përformojë tek skuadra e Mark Hughes.


PLANET E MANCHESTER CITYT

11-shja e ëndrrave të Cityt

Premier League

11-shja e ëndrrave të Cityt

02/02/16 @ 14:48

RADAMEL FALCAO

Dështoi?

Premier League/La Liga/Transfere

Dështoi?

02/02/16 @ 12:18

OUMAR NIASSE

Mbushet vendi i Naismithit

Premier League/Transfere

Mbushet vendi i Naismithit

02/02/16 @ 02:28

PEP MILIONERI

Rroga e Guardiolës

Premier League/Transfere

Rroga e Guardiolës

02/02/16 @ 09:14

ZYRTARE

Gashi në MLS

Shqipëria/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Gashi në MLS

01/02/16 @ 21:01

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Superligë (11)

FBK Superliga

TOP 5-shja e javës në Superligë (11)

05/12/23 @ 19:50

FUTBOLLISTËT E LIRË!

Tre ndarje nga Suhareka!

FFK Liga e parë/Transfere

Tre ndarje nga Suhareka!

05/12/23 @ 19:21

EDHE NJË PËRFORCIM

Istogu nuk ndalet së përforcuari

FBK Superliga/International/Transfere

Istogu nuk ndalet së përforcuari

05/12/23 @ 19:16

MALISHEVA S'LEJON BEFASI

Malisheva përmbys Kikën për të siguruar 1/8 e Kupës

Kupa e Kosovës/FFK Superliga/FFK Liga e parë

Malisheva përmbys Kikën për të siguruar 1/8 e Kupës

05/12/23 @ 15:04

BLADES

Sheffield United emëron trajnerin e ri

Premier League/Transfere

Sheffield United emëron trajnerin e ri

05/12/23 @ 14:37

AMERIKAN I RI TE ISTOGU

Istogu përforcohet me DaQuan Brooks

FBK Superliga/International/Transfere

Istogu përforcohet me DaQuan Brooks

05/12/23 @ 14:15

LLAPI ELIMINON PA PROBLEM PHOENIXIN

Llapi dominon plotëisht dhe kalon tutje në Kupë të Kosovës

Kupa e Kosovës/FFK Superliga/FFK Liga e parë

Llapi dominon plotëisht dhe kalon tutje në Kupë të Kosovës

05/12/23 @ 13:57

MVP I XHIROS XI

Justin Davis (Peja) - MVP (11)

FBK Superliga

Justin Davis (Peja) - MVP (11)

05/12/23 @ 13:32

STAR OF THE GAMEWEEK XVI

Agon Xhaka (Malisheva) - Ylli i javës (16)

FFK Superliga

Agon Xhaka (Malisheva) - Ylli i javës (16)

05/12/23 @ 13:28

REKORD I RI I SUKSESIT TË PREMIER LIGËS

6.7 miliardë funta - të drejtat e TV për Premier Ligën!

Premier League

6.7 miliardë funta - të drejtat e TV për Premier Ligën!

05/12/23 @ 12:06


 
Të gjitha lajmet nga