Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREMIER LEAGUE

Tottenham, 100 gola këtë sezon

Foto:Google

Tottenham, 100 gola këtë sezon


8 March, 2021 @15:57

Goli i dytë i Kane mbrëmë në fitoren kundër Crystal Palace (4-1) ishte goli i 100-të i Tottenham në të gjitha garat këtë sezon.

Kështu, Tottenhami u bë ekipi i dytë në pesë ligat e mëdha të Evropës që arriti këtë shifër në sezonin 2020-21, pas Bayern Munchen (106).

“Ishte një javë e mirë për ne. Tri ndeshje, nëntë pikë. Në javën e ardhshme do luajmë një ndeshje vendimtare në Europa Ligë, dhe na pret sfida kundër Arsenalit, shpresojmë të marrim pikët maksimale edhe në këto dy ndeshje” - tha Mourinho pas ndeshjes mbrëmë.

Gareth Bale dhe Harry Kane ndihmuan Tottenhamin që të shkojnë në tri fitore radhazi në Premier League, duke rritur shpresat të arrijnë pozitën e katërt në tabelë, pozitë e cila i dërgon Spurs në Ligën e Kampionëve.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League