E DYTA RRESHT
Tottenhami “nxeh” luftën për titull
14 February, 2016 @18:02
Pas humbjes nga Leicesteri javën e kaluar, vjen edhe humbja e dytë radhazi për Cityn në shtëpi. Skuadra e Pellegrinit u mposht nga Tottenhami me rezultat 1-2 në Etihad Stadium, duke humbur hapin me Leicesterin kryesues. Golat e fitores për Spurs u shënuan nga Harry Kane dhe Christian Eriksen, kurse për vendasit shënoi i riu Iheanacho.
Kjo fitore e bën edhe më interesante garën për titull, me Tottenhamin që kalon në vendin e dytë, dy pikë prapa Leicesterit, kurse City mbetet 6 pikë i shkëputur nga kreu.
Vlen të përmendet fakti që Bersant Celina ishte pjesë e bankës rezervë të Cityt, por nuk u inkuadrua për asnjë minutë.