Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUPA E TURQISË

Trabzoni eliminon Fenerin e Muriqit, për të shkuar në finale

Foto: Trabzonspor/fb

Trabzoni eliminon Fenerin e Muriqit, për të shkuar në finale


16 June, 2020 @21:54

Skuadra e Trabzonsporit ka arritur të shënojë fitore edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Fenerbahçes sonte, për të shkruar emrin në finale të Kupës së Turqisë.

Ekipi nga Deti i Zi ka shënuar dy herë me sulmuesin më të mirë të ligës, norvegjezin Alex Sorloth që ka shënuar dy herë pas dy asistimeve të ish lojtarit të Partizanit të Tiranës, Caleb Ekuban. E në fund Filip Novak ka vulosur rezultatin për 1-3 [Turuc 42 - Sorloth 6, 83, Novak 90].

Vedat Muriqi ka qenë në fushë përgjatë 90min por nuk ka arritur të shënojë gol dhe me eliminim e ekipit në gjysmëfinale të Kupës, Fenerbahçe që mëtonte të arrinte së paku Kupën e Turqisë këtë stinor - si duket do të mbetet pa trofe.

Trabzonspor në finale të Kupës do të pret fituesin e duelit tjetër gjysmëfinal, Antalyaspor - Alanyaspor. Duelin e parë e fitoi Alanyaspor 0-1 si mysafir. Ndeshja e kthimit zhvillohet në Alanya më 18 qershor me fillim prej orës 19:45.


 
Të gjitha lajmet nga International