Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EKIPI TURK

Trabzoni reagon, e çon UEFA-në në CAS

Trabzoni reagon, e çon UEFA-në në CAS


3 June, 2020 @20:29

Skuadra turke Trabzonspor së fundi përmes një komunikate të lëshuar në faqen zyrtare të klubit ka bërë të ditur se do të ankohet në CAS (Gjykata e Arbitrazhit të Sportit) lidhur me vendimin e fundit të UEFA-së.

UEFA suspendoi Trabzonsporin për një vjet mospjesëmarrje në garat e UEFA-së 2020/21 ose 2021/22.

“Me gjithë respektin për vendimin, ne përmes avokatëve të klubit do t’i drejtohemi CAS-it dhe do të kërkojmë drejtësi, pasi që besojmë fuqishëm se kemi kryer të gjitha obligimet sipas rregullave,” është thënë ndër të tjera në komunikatën e klubit turk.

Trabzonspori brenda 10 ditëve do të duhet të deponojë ankesën në CAS.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League