Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

UEFA

Trabzonit i ndalohet pjesëmarrja në gara evropiane

Trabzonit i ndalohet pjesëmarrja në gara evropiane


3 June, 2020 @20:17

Për shkak të mosrespektimit të fair-playit financiar, ekipi që po mëton të bëhet kampion i Superligës turke, Trabzonspor - nuk do të merr pjesë në gara evropiane.

UEFA ka lëshuar komunikatë zyrtare lidhur me ekipin turk, ku u ka bërë të ditur se në cilindo nga stinorët e ardhshëm që siguron garat evropiane, nuk do të mund të luaj aty 2020/21 ose 2021/22.

Në rast se Trabzonspor ankohet dhe kjo nuk mirret parasysh, për ekipin nga Deti i Zi pritet të jetë një goditje e madhe financiare mospjesëmarrja në gara evropiane - veçanërisht nëse këtë stinor ata sigurojnë pjesëmarrjen në Ligë të Kampionëve.

Dënimi i shqiptuar nga UEFA vlen për një stinor.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League