Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHTESA TE EKIPI I VJOSËS

Tre përforcime nga ekipet e Superligës te KF Vjosa

Tre përforcime nga ekipet e Superligës te KF Vjosa


2 February, 2023 @19:17

Vjosa ka shtuar tre lojtarë të ri në skuadër, ndërsa ka bërë të ditur pasdite se ka arritur marrëveshje me një qendërmbrojtës, një mesfushor dhe një sulmues.

Skuadra nga Shtimja që është duke e kaluar stinorin e parë në Ligë të Parë pas ardhjes aty nga Liga e Dytë ka bërë të ditur se ka nënshkruar me futbollistët deri në fund të këtij stinori.

Festim Haxhiu, qendërmbrojtës që vjen nga KF Llapi, pastaj Arian Abazi mesfushor që vjen nga KF Drenica, ndërsa Ernis Topalli është sulmues anësor që vjen nga FC Prishtina.

Me këto përforcime, ekipi i Vjosës do të mëtojë që të qëndrojë këtë stinor në Ligë të Parë Grupi B, ndërsa me mundësi do të tentojë edhe më lart.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë