TRANSFER
Trepça ‘89 transferon ish mbrojtësin e Shqipërisë U21
30 January, 2017 @15:01
Skuadra e Trepçës ‘89 ka bërë një goditje të rëndësishme në afatin kalimtar të janarit.
Qendërmbrojtësi nga Gostivari, Amir Bilali, është përforcimi më i ri i kampiones vjeshtore të Kosovës.
Ai së fundi ka qenë pjesë e skuadrës shqiptare, Bylisi, ndërsa ka luajtur edhe për skuadrën Celje nga Sllovenia dhe ka qenë një kohë të shkurtër edhe në ekipin rezerv të Lazios.
Bilali brenda dy ditëve pritet t’i bashkohet xehetarëve në kampin në Antalya.
Futbollisti 22 vjeçar më parë ka qenë i grumbulluar edhe me kombëtaren U19 dhe U21 të Shqipërisë.