Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VËLLAZNIMI 1-3 TREPÇA

Trepça siguron mbijetesën në Gjakovë

Foto: KFVellaznimi/fb

Trepça siguron mbijetesën në Gjakovë


7 May, 2022 @23:16

Trepça ka shënuar fitore të lehtë ndaj Vëllaznimit në përballjen e së shtunës, për të siguruar mbijetesën në Ligë të Parë të Kosovës.

Mitrovicasit kanë shfrytëzuar eksperimentin e Genc Tamnikut, që doli në lojë me lojtarë të rinj që nuk kishin shumë minuta gjatë stinorit te kuqezinjtë, për të fituar ndeshjen në fund, Vëllaznimi 1-3 Trepça [Alush Gavazaj 78 - n.n.].

TABELA AKTUALE

Trepça në fakt kreu punë që në pjesë të parë, duke shënuar dy herë në portën e gjakovarëve për të siguruar fitoren, ndërsa pjesa e dytë vazhdoi pa shumë brenga për asnjërën skuadër, ku mitrovicasit e drejtuar nga Emin Baliqi veçse siguruan mbijetesën me fitore.

Përndryshe, kjo është fitorja e dytë me radhë për minatorët pas një serie prej shtatë ndeshjeve pa fitore.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë