MOURINHO
Turp për referin!
28 December, 2014 @19:07
Trajneri karizmatik i Chelseat, Jose Mourinho, është treguar të jetë tejet i nervozuar me referin e ndeshjes Anthony Taylor, pas barazimit që ekipi i tij e përjetoi sot ndaj Southamptonit.
“Do të shkoj te referi brenda 15 minutave dhe do t’i dëshiroj atij një Vit të Ri të mirë, duke i thënë se do të jetë i turpëruar me veten kur ta rishikojë ndeshjen që e ka referuar sot,” është cituar të ketë thënë trajneri portugez i Chelseat.
Gjyqtari i ndeshjes u kritikua shumë nga ekipi londinez për mosdhënie të një penalltie, ku Cesc Fabregas u rrëzua në zonë, derisa ky i fundit morri edhe karton të verdhë për simulim!
Chelsea përfundoi pjesën e parë të stinorit në Premier League, si lider.