Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VETON ÇITAKU

U këndellem nga nokauti

U këndellem nga nokauti


1 June, 2019 @18:35

Trajneri i Trepçës’89, Veton Çitaku, në deklaratën e tij pas ndeshjes së fituar sot, që siguroi edhe një stinor në Superligë për ekipin, ka thënë se futbollistët e tij u këndellën nga nokauti i pësuar në pjesë të parë.

“Ne pësuam nokaut në pjesë të parë pas epërsisë 1-0, kur Vëllaznimi u kthye në lojë duke marrë epërsinë 1-2,” ka thënë Çitaku fillimisht.

“Në pjesë të dytë u këndellëm tërësisht, derisa pushimi 15 minutësh na erdhi në momentin më të mirë. Djemve në pushim u thashë që të vrapojnë. Pa vrapuar në fushë nuk vjen fitorja dhe këtë e bëmë. Më pas edhe Vëllaznimi ra fizikisht dhe kështu fituam,” shtoi ai.

RAPORTI I NDESHJES

“Përndryshe ne si ekip jemi aksidentalisht në pozitë të barazhit, Trepça’89 e ka vendin shumë më lartë në Superligë, por kësaj radhe ndodhi kështu dhe shpëtuam,” ka përfunduar Çitaku deklaratën e tij dhënë për Supersport, menjëherë pas fitores 4-2 të ekipit të tij në përballjen e barazhit.

Trepça’89 deri nisi stinorin me trajner Gugash Maganin, ndërsa në pushim dimëror atë e zëvendësoi Sabit Osmani, për të marrë drejtimin në këtë ndeshje drejtori i skuadrës, Çitaku, që shumë herë është treguar si trajner shpëtues për ekipin mitrovicas.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga