Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FADIL BERISHA

U kthye vetëbesimi

Fadil Berisha, trajner i Prishtinës/ Foto: prishtinafc.com

U kthye vetëbesimi


27 April, 2016 @19:15

Si duket për Prishtinën sot më e rëndësishme ka qenë ‘rreshtimi’ i golave në portën e Llapit sesa vetë fitorja ndaj tyre.

Së paku këtë e ka bërë të ditur trajneri i ekipit, Fadil Berisha, i cili ka thënë se me këto gola ekipit duket se i është kthyer vetëbesimi para ndeshjeve finale të kampionatit.

“Rezultati 3:0 duket se është bindës për ndeshjen kthyese. Neve më shumë na gëzon fakti që sot i shënuam tre gola, iu kthen vetëbesimin lojtarëve, sepse kemi pasur lojëra të bukura më herët, por shumë pak kemi shënuar. Më duke se me këtë lojë veçse është kthyer vetëbesimi te lojtarët,” ka thënë Fadil Berisha, shkruan faqja zyrtare e Prishtinës (prishtinafc.com) sot pas fitores së ekipit të tij në gjysmëfinale të Kupës.

Prishtina me fitore 3-0 ndaj Llapit është shumë afër të arrijë finalen e Kupës së Kosovës në futboll.


 
Të gjitha lajmet nga