Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SEJDIU PAS NDESHJES

U rrezikuam shumë, por fituam!

BOROZANI/D.S.

U rrezikuam shumë, por fituam!


28 August, 2015 @19:14

Trajneri kampion, Gani Sejdiu, mbetet në luftë për titull, përkundër se thotë që koha do ta tregojë këtë më së miri. 

Sejdiu, si gjithnjë modest, së pari ka thënë se rivali ka qenë i fortë dhe të gjitha skuadrat tjera të Superligës janë tepër të përafërta me njëra-tjetrën dhe vështirë është të parashikohet fituesi në çdo përballje. 

“Drita ka treguar edhe njëherë se është skuadër e fortë. Ne kemi pasur presion pak në fillim, por me golin, që erdhi në kohë të duhur jemi çliruar. Kartoni i kuq i lojtarit tonë ka qenë i pajustifikueshëm. Me këtë u prish balanci i ndeshjes dhe ne u rrezikuam mjaft, por në fund arritëm të fitojmë ndeshjen,” ka thënë Sejdiu për Supersportin pas ndeshjes. 

Pas Prishtinës si mysafir, Ferronikeli ka mposhtur Dritën si vendas sot duke vazhduar me pikë maksimale pas dy xhirove, derisa ende nuk kanë pranuar gol dhe kanë shënuar dy herë.


 
Të gjitha lajmet nga