Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

UEFA dhe ECA pajtohen: ligat në korrik, garat evropiane në gusht

UEFA dhe ECA pajtohen: ligat në korrik, garat evropiane në gusht


13 April, 2020 @13:59

Lajmi i fundit për mbarëvajtjen dhe organizimin e ndeshjeve të mbetura në të gjitha garat për stinorin e mbetur 2019/20 për shkak të pandemisë coronavirus, vjen nga Spanja.

Mundo Deportivo para pak çastesh ka bërë të ditur se UEFA dhe ECA (Shoqata e Klubeve Evropiane) janë pajtuar për punën e ndeshjeve.

Kështu, të gjitha ligat pritet të përfundojnë stinorin deri në fund të korrikut, ndërsa garat evropiane të vazhdojnë në muajin gusht.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen nën dyert e mbyllura. Ndërsa në muajin shtator pritet të nis stinori 2020/21 pas pushimit 21 ditësh për të gjitha ligat dhe garat.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League