Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

UEFA ZYRTARIZON

UEFA pezullon finalet e Ligës së Kampionëve dhe Europa Ligës

UEFA pezullon finalet e Ligës së Kampionëve dhe Europa Ligës


23 March, 2020 @19:17

Para pak çastesh UEFA edhe zyrtarisht ka bërë të ditur se ka pezulluar për një datë të pacaktuar finalet e Ligës së Kampionëve, Europa Ligës dhe Ligës së Kampionëve të Femrave.

“Si rezultat i COVID-19 në Evropë, UEFA edhe formalisht ka marrë vendimin për të shtyer të gjitha ndeshjet e përcaktuara më parë të zhvillohen gjatë muajit maj 2020,” ka shkruar komunikata e UEFA-së.

Sa i përket datave të reja, nuk ka vendim, por grupi punues i themeluar në javën e kaluar do të analizojnë opcionet e mundshme.

Grupi punues ka filluar të organizojë kalendarin dhe njoftimet do të bëhen posa të mirret vendim për ndonjërën.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League