Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRENICA 6-0 FERONIKELI

Uka hat-trick për lidership, Drenica demolon Feronikelin

Uka hat-trick për lidership, Drenica demolon Feronikelin


3 April, 2022 @15:58

Drenica i bashkohet mesit të tabelës me fitore të thellë dhe bindëse ndaj rivalit lokal Feronikeli, që është dorëzuar nga Superliga.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Tahir Lushtaku kanë mposhtur Feronikelin e Faruk Elshanit, që po luan me juniorë, 6-0 [Osman Mëziu 12, Kreshnik Uka 19, 75, 85, Dushi 64, Bleon Sekiraqa 90+3].

Fitorja nuk u vë asnjëherë në pyetje gjatë ndeshjes, derisa vendasit shpejt e lehtë gjetën golat, rehatuan rezultatin, kurse në pjesë të dytë edhe dërrmuan kundërshtarin duke shënuar edhe katër herë tjera.

Kreshnik Uka

Me pikët e fituara, Drenica i bashkohet mesit të tabelës me Prishtinën, ndërsa në anën tjetër sulmuesi i tyre Kreshnik Uka ka marrë primatin e top-golashënuesit të Superligës pas hat-trickut të sotëm të shënuar.

Drenica nëntë xhiro para fundit të stinorit, edhepse jo matematikisht, mund të thuhet që me sot ka bërë hapin kryesor të mbijetesës së pastër në Superligë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga