Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIPJAN

Ulpiana kthen Lekajn në Superligë

Ulpiana kthen Lekajn në Superligë


24 January, 2022 @22:38

Futbollisti shkodran, Elmir Lekaj, që së fundi ka qenë pjesë e ekipit nga Malta, Rabat Ajax, është anëtari më i ri i Ulpianës së Lipjanit.

Klubi në fjalë ka zyrtarizuar lajmin sonte, ndërsa Lekaj 22-vjeçar që njihet si anësor i djathtë dhe mund të luaj edhe në qendër të mbrojtjes, nuk është i panjohur për qytetin dhe Superligën në përgjithësi.

Elmir Lekaj @ Ulpiana

Ai ka qenë pjesë e Arbërisë përgjatë stinorit të kaluar, derisa u nda me klubin me të rënë këta nga Superliga. Lekaj Transfermarkt vlerësohet rreth 50 mijë euro, ndërsa bëhet e ditur se ka nënshkruar kontratë deri në fund të stinorit 2021/22 me Ulpianën që drejtohet nga Edlir Tetova.

Ulpiana është duke luftuar për mbijetesë në Superligë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë