Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARCELONA

Umtiti vazhdon, Torres fiton

Umtiti vazhdon, Torres fiton


10 January, 2022 @15:05

Barcelona ka bërë zgjidhje për sulmuesin e krahut të posa blerë nga Manchester City, Ferran Torres.

Pasi që Torres nuk kishte të drejtë loje për shkak të limitit të rrogave në LaLiga të cilën Barcelona e tejkalonte, klubi katalonas ka vazhduar kontratën me mbrojtësin francez Samuel Umtiti, ku ky i fundit ka zvogëluar pagën, për t’ia liruar limitin klubit për regjistrim të lojtarit tjetër, ashtu që të ketë të drejtë loje në LaLiga.

Ferran Torres

Umtiti ka nënshkruar deri në vitin 2026 me klubin katalonas, ndërsa ka hequr dorë nga një pjesë e mirë e pagës së tij, ka bërë të ditur Barcelona, e kjo kuotë e fair-playit financiar të LaLigas mundëson që Torres të regjistrohet dhe të ketë të drejtë loje për katalonasit.

Barcelona mori Torresin nga Manchester City për 55 milionë euro fillestare, që mund të shkojnë deri në 60-65 milionë euro me bonuse të parashikuara në kontratë.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga