Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EUROPA LEAGUE

United deklason Sociedadin, pranë kualifikimit

United deklason Sociedadin, pranë kualifikimit


18 February, 2021 @20:48

Shumë më lehtë se që pritej, United e ka mposhtur Real Sociedadin, për t’iu afruar shumë 1/8 së finales në Europa League.

Në ndeshjen e luajtur në Torino, United triumfoi 0-4 (Bruno Fernandes 2x, Marcus Rashford, Daniel James), për ta pritur ndeshjen e kthimit në “Old Trafford” javën tjetër me epërsi të konsiderueshme.

Ndonëse shënoi 4 herë, United mund të shënonte edhe shumë herë të tjera, me skuadrën spanjolle që befasisht zhvilloi një paraqitje tejet të dobët.

Startues për Real Sociedadin sonte ishte Adnan Januzaj, i cili luajti rreth 80 minuta, ndërkohë që refer anësor ishte Bekim Zogaj, gjyqtari kosovar me nënshtetësi zvicrane.

Epërsia e thellë i dha hapësirë Solskjaerit që në minutat e fundit ta inkuadrojë të riun Amad Diallo, që sonte debutoi me skuadrën angleze.

Ndeshja e kthimit luhet të enjten e ardhshme në “Old Trafford”:


 
Të gjitha lajmet nga Europa League