Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MAN UTD

United i sigurtë

United i sigurtë


26 December, 2014 @17:58

Skuadra e Manchester Unitedit ka shënuar fitoren e saj të dhjetë këtë stinor në Premier League. Djajtë e kuq këtë e arritën duke e mposhtur në shtëpinë e tyre Newcastle Unitedin me rezultat 3-1.

Wayne Rooney shkëlqeu duke shënuar dy gola, që të dyja në pjesën e parë të ndeshjes, derisa në minutën e tetë të pjesës së dytë Robin Van Persie shënoi për 3-0, duke paralajmëruar kështu një fitore të qetë të Unitedit.

Deri në fund të takimit skuadra e Newcastle-it nuk arriti më shumë se sa të zvogëlojë disavantazhin me golin e sulmuesit Papiss Cisse, që shënoi në minutën e 87’ nga penalltia.

Kjo fitore e Manchester Unitedit vazhdon ta mbajë atë në pozitën e tretë, në ndjekje të kryesuesve të tabelës, Chelsea dhe Manchester City.

Rezultatet dhe tabela aktuale.


 
Të gjitha lajmet nga