Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

UNITED - WOLVES

United përsëri dobët, Wolves fiton në “Old Trafford”

United përsëri dobët, Wolves fiton në “Old Trafford”


3 January, 2022 @20:29

Një tjetër paraqitje e dobët nga United në Premier League.

Skuadra e Manchester United sot u mposht me plotë meritë nga Wolves në “Old Trafford”, me takimin që në fund u mbyll 0-1.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga portugezi Moutinho në minutën e 82’, ndërkohë që United tregoi lojë tejet të dobët me shumë pak raste të krijuara për shënim.

Kjo ishte humbja e parë e gjermanit Rangnick në krye të United, e në total ishte humbja e gjashtë e Unitedit në këtë sezon të Premier Leagues.

Sa i përket Wolvesit, kjo ishte fitorja e parë për ta në “Old Trafford” që nga viti 1980.

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League