MEDIA
United-Pogba, drama vazhdon…
26 July, 2016 @15:55
Tema më e përfolur e verës 2016 në kuadër të afatit kalimtar padyshim që është transferimi i mundshëm i francezit Paul Pogba te Manchester United.
Me të përfunduar EURO2016, nga burimet më të besueshme u raportua që United është seriozisht i interesuar për transferimin e 23-vjeçarit të Juventusit dhe më pas u konfirmua edhe zyrtarisht që negociatat mes klubeve kanë filluar, mirëpo asgjë konkrete nuk është arritur ende.
Raportet e sotme nga Italia pohojnë që United dhe lojtari në fjalë kanë arritur marrëveshje, me francezin që do të përfitoj 13 milionë euro në sezon, ndërsa problemi i vetëm mbetet arritja e marrëveshjes nga dy klubet për agjentin Mino Raiola, i cili personalisht kërkon afro 20 milionë euro. Juventusi nuk dëshiron ta paguaj këtë shumë, ndërsa nëse United vendos ta paguaj edhe agjentin, shuma e transferimit të Pogbasë do të arrijë shifrën totale të 145 milionë eurove.
Gazetari i mirënjohur italian, Gianluca Di Marzio, orë më parë raportoi që Juventusi po kërkon zëvendësimin e francezit në mesfushë, pasi që marrëveshja është shumë pranë kompletimit, me klubin nga ‘Old Trafford’ që do ta paguajë edhe agjentin Raiola dhe gjithçka do të finalizohet shumë shpejt. Lajme të ngjajshme janë raportuar edhe nga Gazzeta Dello Sport, Sky Sports e L’Equipe.
Gjithsesi, asgjë nuk është zyrtarizuar ende dhe drama United-Pogba vazhdon.