PAS NDESHJES
Urbonas: Rival i fortë, na munguan lojtarët kryesorë
25 March, 2021 @14:46
Përzgjedhësi i Lituanisë, Valdas Urbonas, në deklaratën e tij pas humbjes nga Kosova ka thënë se ekipit të tij i kanë munguar lojtarët kryesorë.
Përndryshe, ai ka thënë se Kosova ka qenë kundërshtar i fortë për Lituaninë në miqësoren përgatitore para ndeshjeve kualifikuese për në Botërorin e radhës “Katar 2022”.
“Rezultat i dhimbshëm natyrisht, ka qenë ndeshje përgatitore, por ne takuam një kundërshtar të fortë dhe mungesa e lojtarëve kyq, veçanërisht mesfushorëve ka qenë faktor kryesor,” ka thënë ai në konferecën për shtyp pas humbjes.
Edvinas Girdvainis ka qenë njëri ndër mungesat kryesore të Lituanisë në këtë ndeshje, që ata e humbën 4-0.
“Ai është duke u shëruar nga lëndimi që e ka pasur dhe shpresojmë që të jetë gati për kualifikueset,” ka shtuar Urbonas.
“Duhet theksuar gjithashtu se kemi provuar skemë të re taktike në këtë ndeshje, që ka bartuar rrezikun në vete. Të gjitha provat nga kjo ndeshje do t’i shfyrtëzojmë për kualifikuese, ndërsa mangësitë na duhet përmirësuar shpejt,” ka thënë ndër të tjera ai.
Raporti i ndeshjes Kosova-Lituania