GRUPI A: URUGUAJI - RUSIA

Uruguaji mposht nikoqirin për lidership
25 June, 2018 @17:45
Pas dy fitoreve në dy ndeshjet e para, nikoqiri i turneut është mposhtur në ndeshjen e tretë të Grupit A.
Ishte Uruguaji ai që arriti ta mposhtë Rusinë sot, për ta mbyllur kështu Grupin A në vendin e parë.
ORARI DHE TABELAT - RUSSIA 2018
Suarez shënoi nga gjuajtja e lirë për 1-0, ndërsa epërsia e ameriko-latinëve u dyfishua nga autogoli i Cheryshevit të rusëve. Pak para se të mbyllej ndeshja, për 3-0 shënoi Edinson Cavani dhe ndeshja u mbyll me këtë rezultat.
Kështu, Uruguaji në 1/8 e finales luan me vendin e dytë të Grupit B, derisa Rusia luan me vendin e parë të po të njëjtit grup.