ENIS BARDHI
Talenti shkupjan prej La Ligas mund të shkojë në Turqi
25 June, 2018 @11:35
Mesfushori shkupjan i Levantes, Enis Bardhi, që bëri emër që në stinorin e parë të tij në La Liga, i ka rënë në sy gjigandit turk, Besiktas.
Mediat turke shkruajnë se ekipi bardhezi nga Stambolli është duke shqyrtuar opcionet për blerjen e Bardhit 22 vjeç.
Bardhi, që kaloi te Levante në fillim të stinorit 2017/18 prej Ujpestit hungarez, ka shënuar 9 gola në 26 paraqitje për Levanten në La Liga, prej të cilave vetëm në 16 ka hyrë si startues.
Ai është reprezentues i Maqedonisë, për të cilët ka shënuar një gol.