GJERMANIA - SUEDIA
Tipike gjermane, kampioni mban shpresën
23 June, 2018 @21:55
Sekondat e fundit të ndeshjes dhe gjuajtjen e lirë nga këndi e vdekur e shuton Toni Kroos. Topi përfundon në rrjetë dhe Gjermania është gjallë!
Kampioni aktual i Botës ka shënuar fitoren e parë, të mundimshme, në Botërorin Rusia 2018 për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në TOP 16.
Suedia pati paraqitje taktikisht të logjikshme dhe kjo iu shpërblye me gol. Avancuan me golin e Ola Toivonenit në pjesë të parë. Patën edhe disa raste nga kundërsulmet, veçanërisht Marcus Berg.
S’shënuan më.
Marco Reus barazoi në fillim të pjesës së dytë në 1-1, ndërsa prej minutës së 82-të gjermanët në fushë ishin me një lojtar më pak, pasi që Jerome Boateng morri kartonin e dytë të verdhë dhe doli nga loja.
E krejt në fund, Toni Kroos fuqishëm nga këndi i vdekur - me goditje precize çon në delir adhuruesit dhe tërë vendin e tij. Gjermania fiton 2-1 dhe merr tre pikët e para, duke shpresuar në kualifikim tutje, ndërsa në duelin e fundit luan me Korenë Jugore, të eliminuar tashmë.