SHQIP NË BOTË
Uzuni me gol, shpëton skuadrën nga humbja
23 January, 2021 @20:39
Mesfushori i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, e ka shpëtuar skuadrën e tij nga humbja.
Futbollisti kuqezi ka shënuar në minutën 80’ golin e barazimit për skuadrën e tij Ferencvarosi, për ta mbyllur ndeshjen kundër Puskas Academy me rezultat 1-1, e cila u zhvillua në kuadër të kampionatit hungarez.
Uzuni ishte titullar dhe luajti përgjatë 90 minutave në këtë ndeshje.
Ky është goli i tretë për Uzunin në kampionatin hungarez për sivjet.