KOSOVA U17 - FEMRAT

Vajzat të parat në grup
30 September, 2021 @19:59
Kosova U17 ka shënuar fitore jashtëzakonisht të rëndësishme në kualifikime për kombëtaret U17 për evropian.
Ato kanë mposhtur Luksemburgun U17 si mysafire sot, me rezultat 2-4, për të marrë vendin e parë në grup me pikë të njëjta sikurse Bellorusia, por me goldallim më të mirë.
Rreze Gashi ka shënuar për barazim 1-1, ndërsa pas saj Aurora Racaj ka shënuar hattrick për fitoren e Kosovës 2-4.
TABELA AKTUALE:
1. Kosova U17 - 7 pikë;
2. Bellorusia U17 - 7 pikë;
3. Luksemburgu U17 - 3 pikë;
4. Gjeorgjia U17 - 0 pikë.