PAS PËRPLASJES
Valmir Veliu është mirë
12 May, 2019 @1:07
Futbollisti i ri i Llapit, Valmir Veliu, pas përplasjes kokë më kokë me Diar Miftarajn e Prishtinës sot gjatë derbit Prishtina - Llapi, kishte rënë në tokë pa ndjenja.
Reagimi i shpejt i mjekëve të skuadrës dhe emergjencës, bashkë me atë të reprezentacionit, bën që Veliu t’i shpëtojë më të keqes dhe tashmë është konfirmuar që lojtari është jashtë rrezikut për jetë dhe se është nën kontroll të mjekëve.
Veliut i dëshirojmë shërim të shpejtë e pa pasoja, derisa shumë skuadra nga Superliga, futbollistë e të tjerë të angazhuar në futboll - kanë qenë afër tij gjatë ditës në spital në vizië, dhe i kanë uruar shërim të shpejtë.