Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STAR OF THE GAMEWEEK XXII

Valmir Veliu (KF Llapi), Ylli i javës (22)

Valmir Veliu (KF Llapi), Ylli i javës (22)


28 February, 2022 @13:55

Për herë të dytë në karrierë, këtë sezon, Valmir Veliu është shpallë lojtari më i mirë i javës në Superligë.

Ai ka marrë çmimin e Yllit të javës 22 në Superligë, pas paraqitjes së tij të mirë individuale në përballjen ku Llapi mposhti Malishevën 3-0.

Sulmuesi Veliu shënoi dy herë për skuadrën e tij në këtë fitore, të dyja golat në pjesë të parë, ndërsa Llapi ka fituar ndeshjen e tretë nga katër të zhvilluara në pranverë.

Për Veliun këto gola e kanë çuar numrin e golave të shënuara këtë stinor në tetë në Superligë dhe që duhet përmendur, asnjë nga penalltia, por të gjitha nga loja.

Nëse llogariten golat e shënuara nga loja, Veliu do të ishte në krye të golashënuesve të Superligës.

Përndryshe, ky është çmimi i tretë i Yllit të javës që shkon te një lojtar i Llapit, prej të cilave dy i ka Veliu, duke u bërë kështu më së shumti herë “Yll i javës” bashkë me Ermal Krasniqin e Ballkanit - nga dy.


 
Të gjitha lajmet nga