Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERLIGA TURKE

Valmir Veliu paraqitet ndaj Galatasarayit

Valmir Veliu paraqitet ndaj Galatasarayit


5 September, 2022 @22:41

Sulmuesi i Kosovës, Valmir Veliu, që këtë verë kaloi te skuadra turke Gaziantep, është paraqitur në ndeshjen e vështirë që skuadra e tij e luajti në Stamboll ndaj gjigandit turk, Galatasaray.

Galatasaray mposhti me përmbysje Gaziantepin, pas një autogoli të mbrojtësit grek Kitsiou, derisa ndeshja përfundoi 2-1 në të mirë të verdhekuqëve nga Stambolli.

Valmir Veliu @ Gaziantep, training aug2022

Veliu u fut në lojë në 8 minutat e fundit të ndeshjes nga trajneri i tij, Erol Bulut, derisa kjo ka qenë paraqitja e pestë e tij në Superligën turke, ku në total ka luajtur 73 minuta.

Futbollisti 22-vjeçar ka qenë pjesë e rregullt e Kosovës U21, ndërsa te Gaziantep shkoi nga Llapi.


 
Të gjitha lajmet nga