Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LENS 4-4 REIMS

Valon Berisha asiston, por ekipi i tij barazon në fund

Foto: Reims/tw

Valon Berisha asiston, por ekipi i tij barazon në fund


8 November, 2020 @16:59

Reprezentuesi i Kosovës Valon Berisha ka qenë protagonist në ndeshjen që posa përfundoi në Lens. Ekipi i tij Reims, përkundër se ka pasur epërsinë 2-4 në ndeshje, është dashur të kënaqet në fund me barazim, pasi që pranoi dy gola në kohën shtesë për përfundimtaren 4-4.

Valoni ka pasur një paraqitje të mirë dhe ka asistuar te goli i dytë i skuadrës së tij, ndërsa ka luajtur që nga fillimi deri në fund të ndeshjes.

Barazimi, bën Reimsin me 9 pikë nga 10 ndeshje të zhvilluara në Ligue 1 deri tash. Arbër Zeneli nuk qe pjesë e formacionit të Reimsit sot.


 
Të gjitha lajmet nga Ligue 1