LOS BLANCOS

Foto:Google
Varane mungon kundër Chelsea
3 May, 2021 @13:14
Raphaël Varane, u largua nga loja në pjesën e dytë të Real Madridit, në ndeshjen kundër Osasunës (2:0).
Mbrojtësi kishte marrë një goditje në këmbën e tij të djathtë, sipas testeve mjekësore, ai mungon në ndeshjen e dytë gjysmëfinale kundër Chelsea.
“Pas provave të kryera sot në lojtarin tonë Raphaël Varane nga Real Madrid Medical Services, ai u diagnostikua me një lëndim: i muskujve në këmbën e djathtë.”
Largimi i Varane nga loja fillimisht u mendua si masë paraprake, për të qenë i pushuar për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit për madrilenët, por doli të ishte lëndim i muskujve.
Pas lëndimit të Carvajal, Varane është mbrojtësi i dytë që mungon në Londër, por priten të rikthehen Ramos dhe Mendy, dy lojtarë tjetër kyq të Realit.
Francezi do të jetë jashtë për të paktën 10 ditë.