TREPÇA 89 - FLAMURTARI
Vazhdimet përcaktojnë çerekfinalistin
9 December, 2018 @16:00
Janë dashur 120 minuta lojë në Mitrovicë, ashtu që Trepça’89 të sigurojë çerekfinalen në përballje ndaj Flamurtarit luftarak.
Mitrovicasit, edhe pse në gjysmë orëshin e fundit të kohës së rregullt patën epërsi numerike në fushë, përgjatë 90 minutave nuk arritën të tundin portën e kuqezinjëve të Prishtinës.
Andi Shala i Flamurtarit ishte ndëshkuar në minutën e 60 të takimit me karton të kuq.
Mirëpo, durimi u shpagua në vazhdime prej 2 herë nga 15 minuta për të gjelbërit mitrovicas.
Ka qenë së pari Djibril Diwara që shënoi për 1-0, ndërsa Martin Mircevski dhe Arbër Pira çliruan adhuruesit e ekipit me golat e tyre për 3-0 dhe siguruan një vend në tetëshen më të mirë për skuadrën.