BALLKANI - GJILANI
Ballkani arrin çerekfinalen
9 December, 2018 @15:36
Skuadra e Ballkanit të Suharekës me një paraqitje dominuese ka arritur ta shkruajë emrin në tetëshen më të mirë të Kupës së Kosovës për këtë stinor.
Ekipi i drejtuar nga Sami Sermaxhaj ka mposhtur Gjilanin e Sadat Pajazitit bindshëm, 3-0, me anë të golave të shënuara nga Blendi Baftiu (2) dhe Visar Berisha.
Me këtë, Gjilani eliminohet nga Kupa, ndërsa Ballkani vazhdon rrugëtimin në këtë garë, ku do të mësojë kundërshtarin e radhës më 11 dhjetor 2018 kur edhe tërhiqet shorti për fazën e çerekfinales së Kupës së Kosovës.