VINCENZO ALBERTO ANNESE
Na mbetet vetëm kampionati
8 December, 2018 @19:46
I ardhur muajin e kaluar te Liria, Vincenzo Alberto Annese, është eliminuar sot nga Kupa e Kosovës.
Liria nën drejtimin e trajnerit italian është mposhtur më së thellë në vitet e pasluftës nga Prishtina, 0-4 në shtëpi.
“Ne lejuam hapësira gjatë pesë minutave të fundit të pjesës së parë çka dhe pësuam dy gola dhe pastaj ne e dinim që kemi të bëjmë kundër një mbrojtje shumë të fortë e cila i ka pranuar vetëm katër gola. Ndoshta ne luajtëm mirët organizuar gjatë ndeshjes, por kjo nuk na solli rezultat. Jam i mërzitur që humbëm 4:0, ndoshta ta kishte gjykuar penalltinë gjyqtari do të shkonte ndryshe loja, sepse ishte te 1:0 çka ne tani jemi të eliminuar, ndërsa Prishtina vazhdon në dy garat, ndërsa neve tani na duhet të mendojmë për pjesën e dytë të kampionatit,” ka thënë Annese.
Liria me humbjen e sotme është eliminuar nga Kupa e Kosovës. Ndërsa tash i mbetet që gjatë dimrit të përgatitet sa më mirë për të mbijetuar stinorin e vështirë në Superligë.