MIREL JOSA
Shpejt fituam qetësinë
8 December, 2018 @19:41
Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa, ka mbyllur në mënëyrë më të mirë të mundshme vitin 2018 me ekipin e tij.
Prishtina ka përfunduar si lidere në Superligë, ndërsa sot ka shënuar fitoren më të madhe në histori të saj ndaj Lirisë si mysafire në të gjitha garat, duke e mposhtur në përballjen e Kupës, 0-4.
“Normalisht, dy golat e parë na ndihmuan shumë për të pasur një qetësi në lojë. Goli i tretë pastaj i vuri vulën çdo gjëje. Ishte ndeshje shumë e rëndësishme për ne për faktin që pretendojmë në dy anët, qoftë në Kupë, qoftë në kampionat. Gjithashtu ishte e rëndësishme për mbylljen e vitit, sepse e dinim që kjo ndeshje ishte pa kthim mbrapa. Megjithatë jam i kënaqur në përgjithësi nga komplet impenjimi i lojtarëve gjatë kësaj periudhe dhe gjithashtu do t’ju uroja të gjithëve të kenë pushime të mbara komplet komunitetit futbollistik të Kosovës,” ka thënë Mirel Josa pas ndeshjes.
Prishtina me fitoren e sotme ka siguruar çerekfinalen e Kupës së Kosovës.