ISA EMINHAZIRI
Vazhdon edhe golashënuesi i Gjilanit
31 May, 2017 @16:01
Gjilani duket ndër skuadrat e para të Superligës që ka nisur renovimet e kontratave me lojtarët ekzistues të skuadrës pas përfundimit të këtij stinori.
Pas 4-shes së djeshme, sot zyrtarisht edhe sulmuesi Isa Emnihaziri ka rinovuar kontratën me ekipin e ‘skifterave’ duke bërë të ditur se do të jetë edhe për një stinor pjesë e ekipit.
Eminhaziri ka shënuar 8 gola për Gjilanin këtë stinor, prej të cilave vetëm një nga penalltia. Ai ka luajtur në 24 ndeshje nga 33 për Gjilanin këtë stinor në Superligë.