SKIFTERAT
Gjilani vazhdon kontratat me 4 lojtarë
30 May, 2017 @20:05
Katër futbollistë të Gjilanit të cilëve u skadoi kontrata me të përfunduar stinori i Superligës, i kanë vazhduar ato me klubin bardhekuq nga Anamorava.
Njoftimin e ka bërë të ditur vetë klubi, ndërsa kontratat e secilit janë zgjatur me sistemin 1+1.
Foto: Betim Haxhimusa (KF Gjilani);
Zgjim Mustafa i Gjilanit, si produkt i klubit të Gjilanit, por edhe treshja ferizajase, Gzim Rusi, Betim Haxhimusa dhe Ergon Hyseni janë lojtarët e parë që kanë marrë kontratat e reja me ekipin që drejtohet nga Arbnor Morina.
Foto: Gzim Rusi (KF Gjilani);
Drejtori i Gjilanit, Naser Ajeti, ka thënë se është i lumtur me vazhdimin e kontratave të lojtarëve në fjalë, që janë opcionale deri më stinorin 2018/19.