Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TOTTENHAM

Vazhdon lufta

REUTERS/Stephan Wermuth

Vazhdon lufta


12 May, 2013 @16:22

Tottenham Hotspur ka shënuar fitore ndaj Stoke Cityt në Brittania më vështirë sesa që ka pritur, por mjaftueshëm për të vazhduar luftën për një vend që dërgon në Ligë të Kampionëve. 

Stoke ka kaluar në epërsi me golin e Steven N’Zonzi në minutën e tretë të takimit. Ky gol, ka qenë goli i 1000-të këtë stinor i shënuar në Premier League. 

Rezultatin shumë shpejtë e barazon amerikani, Clint Dempsey, duke shënuar në minutën e 20-të, e pas kësaj është dashur që Stoke të luaj me 10 lojtarë pasi që Charlie Adam u ndëshkuar me të verdhën e dytë në minutën e 47-të të takimit. 

Andre Villas Boas bën tre zëvendësime në pjesë të dytë, por prapëseprapë është dashur që Emmanuel Adebayor të shënojë për fitoren e radhës të Tottenhamit, në minutën e 83-të. 

Tottenham përkohësisht ka kaluar në vendin e katërrt, duke ne kaluar Arsenalin për dy pikë më shumë. 



PREMIER LEAGUE, SOT:

Stoke City - Tottenham Hotspurs 1-2

 
Të gjitha lajmet nga Premier League