WEMBLEY

REUTERS/Darren Staples
Wigan triumfon në FA Cup
11 May, 2013 @20:34
Ben Watson ka arritur të shënojë gol në sekondat e fundit të ndeshjes për t’ia sjellë ëigan Athleticut trofeun FA Cup.
Watson u fut në fushë në minutën e 80-të të takimit dhe arriti të shënojë në minutën e 91-të, pas asistimit të Sean Maloneyit, duke e lënë ekipin e Manchester Cityt të befasuar.
Manchester City nga minuta e 84-të e takimit ka qenë me 10 veta në fushë pasi që mbrojtësi argjentinas i tyre u përjashtua për shkak të kartonit të dytë të verdhë.
Duelin e dy Robertove (Mancini dhe Martinez), e fitoi ai i Wiganit, Roberto Martinez. Ky ka qenë triumfi i parë i Wigan Athleticut në histori të klubit, duke e marrë kështu Kupën e parë në vitrina të tyre.
FA CUP - FINALJA:
Manchester City - Wigan Athletic | 0-1 | Watson 90+1 |