SUPERLIGA

BOROZANI/Arkiv
Sulm ndaj referit
11 May, 2013 @19:57
Në tre ndeshjet e zhvilluara sot në kuadër të xhiros së XXIX të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll Trepça ka mposhtur Dritën 3-1, Besa ka barazuar me Kosovën e Vushtrrisë, ndërsa Drenica - Vëllaznimi është ndërprerë për shkak të sulmit ndaj referit.
Ka qenë minuta e 44-të e ndeshjes kur gjyqtari kryesor i ndeshjes, Genc Nuza, ka ndëshkuar me karton të kuq futbollistin e Vëllaznimit, Desaret Dervishi, pas së cilës ka hasur në sulm fizik nga futbollistët mysafir - me ç‘rast sulmojnë gjyqtarin.
Në momentin e ndërprerjes rezultati ka qenë 1-1. Vëllaznimi kishte kaluar në epërsi me golin e Gjergj Bushajt në minutën e 25-të të takimit, derisa Drenica kishte barazuar me golin e Visar Shkupollit në të 43-tën.
Pritet të shihet se çfarë vendimesh do të merr Federata lidhur me këtë rast, pasi që të dyja skuadrat janë të rrezikuara me rënie nga elita.
RAIFFEISEN SUPERLIGA, SOT
Trepça - Drita | 3-1 | V. Shabani 2', E. Zabërxha 60', Xh. Mulliqi 80' - Xh. Shabani 76' | |
Besa - Kosova V | 0-0 | ||
Drenica - Vëllaznimi | Ndërp. në 1-1 | Shkupolli 43' - Bushaj 25' |