CHELSEA

REUTERS/Philipp Brown
Legjenda Lampard
11 May, 2013 @16:36
Frank Lampard me dy golat e shënuar sot për skuadrën e tij Chelsea, përveç se i ka sjellur fitoren ekipit të tij, ka siguruar Ligën e Kampionëve për stinorin tjetër si dhe ka hyrë në analet e klubit.
Lampard me dy golat e tij ka thyer rekordin e golave të shënuara për Chelsean. Tashmë golashënuesi më i mirë në histori të të kaltërve është Lampard me 203 gola, i cili sot me dygolëshin e tij kaloi, Bobby Tamblingun.
Lampard këtë shifër e arriti në 606 ndeshje për skuadrën nga Stamford Bridge, ndërsa përveç gjithë këtyre golave, ai ka të regjistruara edhe 124 asistime.
Sa i përket ndeshjes së sotme, së pari kaloi Aston Villa në epërsi me golin e makinës, Christian Benteke në minutën e 15-të. Chelsea mbeti me dhjetë veta në fushë pasi që braziliani Ramires në minutën e 45-të morri edhe kartonin e dytë të verdhë. Benteke gjithashtu u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë në minutën e 58-të. Përjashtimi i Bentekes, krijoi hapësirën e nevojshme për Chelsen, që me dy asistime të belgut Eden Hazard, dy herë shënoi Frank Lampard 61’ dhe 88’ - për fitoren e radhës të ekipit të Rafael Benitezit.
PREMIER LEAGUE, SOT:
Aston Villa - Chelsea | 1-2 | Benteke 15' - Lampard 61', 88' |