DETAJI

REUTERS
Edhe Rooney po shkon!
9 May, 2013 @23:53
Sulmuesi anglez i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, ka dhënë sinjalet e para të largimit të mundshëm të tij.
Ai është përfolur shumë gjatë këtij stinori si opcion për largim, por asnjëherë diçka e tillë nuk ka ndodhur derisa Sir Alex Ferguson ishte aty.
Mirëpo, me largimin e Fergusonit dhe me ardhjen e David Moyesit në vend të tij (që ka qenë trajner i Rooneyt, kur ky i fundit ka luajtur në Everton) tani më gjithçka është e mundshme. Ai ka pasur disa fërkime me Moyesin në të kaluarën, të cilat sulmuesi i ka cekur në autobiografinë e tij.
Ndërsa këtë edhe më shumë e ka vërtetuar vetë Rooney i cili sot e ka larguar nga profili i tij zyrtar në Twitter emërtimin “futbollist i Manchester Unitedit” duke e lënë vetëm “Sportist”.
Bayern Munchen, Chelsea dhe Paris St Germain kanë qenë klubet e lidhura me mundësinë e marrjes së Rooneyt për stinorin e ardhshëm.
Moyes ka qenë njeriu që ia ka mundësuar Rooneyt debutimin në ekip të parë të Evertonit si 16 vjeçar.