BLERIMI

REUTERS
Xhemajli prapë te më të mirët
9 May, 2013 @22:56
Mesfushori i Napolit, Blerim Xhemajli, është futur përsëri në 11-shen e javës të Serie A-së pas paraqitjes së tij të mrekullueshme në xhiron e mesjavës me Napolin.
Ai mbrëmë ka shënuar golin e tij të gjashtë në Serie A, përkundër se ka detyrë krejtësisht tjetër në skuadër.
Ndërsa në përshkrimin e ekspertëve që kanë formuar 11-shen e javës për Blerimin thuhet kështu, “Edhe një ndeshje, edhe një gol për asin metronomik zviceran. Ka qenë në zemër të lëvizjeve më të mira të Napolit, ndërsa ka shutuar vetëm dy herë: të parën mezi ia mbrojti portieri, ndërsa të dytën herë shënoi. Ai gjithastu ia bëri gati Marek Hamsikut golin e parë. I paepur.”