MOYES

REUTERS/Eddie Keogh
I adhuruar nga Fergie
9 May, 2013 @22:41
Pas largimit të Sir Alex Fergusonit legjendar nga detyra e kryetrajnerit të Manchester Unitedit dhe konfirmimit të ardhjes së David Moyesit në vend të tij, tashmë djajt e kuq i pret një epokë tjetër.
Mirëpo, besimi që ka Ferguson te Moyes, ka bërë që rekord kampioni i Anglisë të mos mërzitet fortë për të ardhmen.
“David është një njeri me integritet të madh dhe me etikë të fortë të punës. E kam adhuruar punën e tij dhe që në vitin 1998 kam kërkuar nga ai të bëhet asistent i imi,” ka thënë Ferguson për Moyesin.