NEROAZZURRI

REUTERS
Inter humb edhe një lojtar
9 May, 2013 @23:07
Mbrojtësi brazilian i Interit, Jonathan, është emri më i ri në listën e lëndimeve te neroazzurrët.
Lajmi është konfirmuar pak më parë nga vetë klubi, ku është thënë se mbrojtësi Jonathan ka nxjerrë krahun nga vendi në ndeshje me Lazion dhe pasi që kanë mbetur vetëm edhe dy ndeshje deri në fund të stinorit, ai realisht ka humbur gjasat që të kthehet në ekip sa i përket këtij stinori.
Jonathan i është bashkëngjitur listës së gjatë të lëndimeve të Interit, që tashmë ka lënë jashtë fushe në stinorin pranveror mbi një ekip. Antonio Cassano, Diego Milito, Rodrigo Palcio dhe disa të tjerë janë që kur në këtë listë. Me Jonathanin numri i të lënduarve ka kaluar 15-shin, ku përfshihet i tërë ekipi i parë që ka filluar stinorin, hiq portierin Samir Handanovic.