CAPELLO

REUTERS
Arsyeja pse shkoi Fergie
10 May, 2013 @21:18
Të mërkurën Sir Alex Ferguson kishte vendosur. Pas 27 vitesh shërbimi për Manchester Unitedin dhe fitoren e 38 trofeve me ekip, ai kishte vendosur që të linte detyrën e trajnerit/menaxherit të ekipit.
Dje skuadra kampione e Anglisë konfirmoi ardhjen e trajnerit të Evertonit, David Moyes, në krye të tyre.
Fabio Capello, ishte befasuar nga vendimi i Fergusonit, por italiani e dinte arysen e lënies së detyrës.
“Para disa muajve kur u takova me atë, ai më tha se do të vazhdojë, kështu që u befasova kur dëgjova se po e linte Manchesterin. E thirra dje dhe më tha se kishte vendosur të shkonte sepse ka shumë stres në futbollin e sotshëm. Të fitosh gjithmonë është shumë sfiduese dhe më tha se dëshiron që të shëtis botën me gruan e tij. Ai është madhështor. Të kesh forcë dhe aftësi që të bëhesh më i mirë, t’i ndërrosh gjërat çdo vit dhe të kesh dëshirën e njejtë për fitore - e jashtëzakonshme,” ka thënë Capello njofton e përditshmja The Sun.